LajmeSport

Rama u bën suprizën e jetës dy fëmijëve: Takohen me Cristiano Ronaldon dhe Buffon (Video)

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, fëmijët që ia dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga dritarja, kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës. Dy të mbijetuarit që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, kanë lënë spitalin dhe janë takuar në Itali me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventuesit dhe Gianluigi Buffon, ish-gardianin e portës së Juventusit, portierin e njohur italian. Kryeministri Edi Rama i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.  “Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.

Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët. “Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”, vijon më tej Rama. Luan futboll? Pyesin një prej fëmijëve, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po

Edi Rama: Është pak mbipeshë.  Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.  Alesio Cakoni 10 vjeç ka humbur babanë dhe motrën.

Alesio Cakoni u hodh nga kati i pestë i pallatit për të shpëtuar në momentin që ra tërmeti dhe sot fatmirësisht është mirë, ndërsa Aureli, u hodh nga kati i tretë për të vazhduar të jetojë gjatë. Aurel Lala humbi motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin. Ndërsa Alesio i vogël, humbi babanë Kastriot Cakonin dhe motrën 15-vjeçare, Dritën. Gjatë vizitës që kryeministri Edi Rama i bëri të vegjëlve në spital, ata shprehën ëndrrën që kishin për të takuar dy futbollistët e preferuar. Dëshirë e cila ju plotësua sot, në këto momente të vështira për ta, teksa kanë humbur njerëzit e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: