Categories Lajme

Rama uron besimtarët myslimanë

Kryeministri Edi Rama së fundmi ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit. Kreu i Qeverisë e lidh urimin e tij me situatën e pazakontë që po kalon Shqipëria, e cila si shumë shtete të tjera të botës është prekur nga koronavirusi.

“Siç këshillonte nëna e besimtarëve, Aisha, në këto çështje mjaftohuni me Kuranin”, shprehet ndër të tjera Rama. “Më lejoni që t’ju them fjalët e dikujt që nuk ishte as profet, as besimtar ritualist, por ishte shkencëtar, një ndër etërit, themelues të Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklin. Ai thoshte, ilaçi më i mirë për trupin e njeriut është agjërimi dhe pushimi”, vijon ai.

Pjesë e shkëputur nga urimi i kryeministrit për besimtarët myslimanë:

“Të dashur vëllezër dhe motra! Sot hyn ai që në Fenë Islame është pagëzuar si Muaji i Madhërishëm i Ramazanit. Paqja me veten, pavarësisht vështirësive, pajtim me tjetrin, pavarësisht kundërshtimeve. Tamam si bota që sot po rrotullohet mbrapsht me një ngadalësi të hatashme duke na imponuar nën syrin e armikut të padukshëm përmbysjen e rregullave të jetës sonë të përditshme edhe vështrimi i njeriut gjatë këtij muaji kthehet mbrapsht. Në këtë kohë, ku jemi kyçur të gjithë brenda rrethit të ngushtë të familjes, ne shqiptarët si rrallëkush jemi ngushëlluar 3 herë nga trokitjet e kalendarit të besimit.

Dy herë Pashkë dhe nga sot një Ramazan për të lehtësuar zemrat e shumëkujt në këtë vend që siç thuhet në Meshën e Shenjtë ngrihen lart sapo ndjejnë mirësinë dhe dashurinë. I bekuar ai që vjen në emrin e Zotit, thuhet në Ungjill, i bekuar çdokush që në emrin e Zotit dhe përkujdesjes për tjetrin, vjen të ç’ngrysë vetullat e njeriut, të lehtësojë barrën e të përditshmes me kumtin e të përjetshmes. Kam guximin t’ju them se e keqja e madhe për të gjithë ka ardhur me të mirat e saj dhe më e mira ndër to duket se është mundësia për të reflektuar me detyrim.

Falenderoj të gjithë besimtarët shqiptarë për vetëdijen e lartë dhe për vendimin e dhimbshëm, por të fortë dhe të drejtë, për të mos u shkëputur nga zinxhiri i rezistencës sonë kombëtare, duke lartësuar kësisoj dhe jo duke turpëruar, Zotin e tyre, me mbajtjen kyçur të tempujve. Ditët e mira pastaj do vijnë. Nga shtëpitë e Zotit këtu në Shqipëri vjen veçse e mira sepse Kleri i këtij vendi e sheh dhe e do popullin shqiptar si një i tërë.

Ne do të qëndrojmë deri në fund në llogoret tona duke menduar për erëra të mira, për paqe, për të sëmurët, vuajtësit dhe robërit e kësaj flame të verbër e cila nuk do të na e qërrojë dritën e arsyes dhe as do të na e djegë fillin e durimit. Mos i bëj tjetrit atë që nuk do që të të bëjnë të tjerët. Ky është refleksi në pasqyrë i thelbit të besimit në Zot. Duaje të afërmin tënd si veten tënde. Ky është refleksi në pasqyrën e kësaj lufte që tek vetja duhet të shohim edhe tjetrin.

Ju vëllezër dhe motra të Fesë Islame kështu dëshmuat përsëri gadishmëri për t’u bërë refleksi në pasqyrën e luftës i të gjitha motrave dhe vëllezërve shqiptarë duke u përulur përpara vendimit për mbylljen e tempujve, dhe duke pranuar tavanin e shtëpisë, si një copëz të tavanit të tempullit të munguar. Islami mirë e di se sa vlen një jetë dhe çka është vërtet e rëndësishme. Siç këshillonte nëna e besimtarëve, Aisha, në këto çështje mjaftohuni me Kuranin. Prandaj, sa më i thjeshtuar solemniteti i iftarit këtë vit aq më e pranuar lutja e akshamit. Sa më të heshtura hapat drejt xhamisë, aq më kuptues zëri i Ezanit pas të cilit shpirti i besimit, do të mbushë shtëpitë tuaja me ngazëllim gjatë iftarit. Dhe në mbyllje të dashur miq, më lejoni që t’ju them fjalët e dikujt që nuk ishte as profet, as besimtar ritualist, por ishte shkencëtar, një ndër etërit, themelues të Shteteve të Bashkuara, Benjamin Franklin. Ai thoshte, ilaçi më i mirë për trupin e njeriut është agjërimi dhe pushimi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME