fbpx
Lajme

Rama uron Najada Çomon për ditëlindje: U shfaqe kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme!

Kryeministri Edi Rama uron shefen e Infektivit, Najada Çomo, për ditëlindje. Në një mesazh në ‘Facebook’, Rama shkruan mes të tjerash se “Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm!”

Mesazhi i Ramës: Edhe 100, Në ditën e lindjes i uroj çdo të mirë dhe e falenderoj me zemër profesoreshë Najada Çomon, për përkushtimin, seriozitetin, durimin dhe sigurisht, profesionializmin, që u shfaqën kaq admirueshëm në këto kohë të jashtëzakonshme që vijnë një herë në shekull!
Forca e shembullit të saj sot është frymëzim dhe vijë ndarëse mes shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që punojnë, rezistojnë e triumfojnë me dinjitet përballë sprovave të jetës dhe një pakice të zhurmshme dallkaukësh, llafazanësh e parazitësh, që në gjithë historinë e tij e kanë penguar e turpëruar këtë popull në rrugëtimin e vet të mundimshëm! #TëRRALLË

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button