Categories Lajme

Rama zbulon emrat e kandidatëve, që do të kryesojnë listat e PS: Marrim minimumi 78 mandate!

Kryeministri Edi Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Socialiste, ku ka folur për strategjinë që do të ndjekë kjo parti në zgjedhje dhe ka bërë publikë emrat e kandidatëve që do të renditen të parët në listë, sipas qarqeve. Kandidatët e tjera dhe listat e plota do të njoftohen përpara skadimit të afatit të KQZ mbrëmjen e sotme. Rama shpjegoi gjithashtu cilat janë objektivat bazë dhe ato maksimale të PS, sipas qarqeve, ku bie në sy që objektivi bazë i PS në Tiranë është 19 deputetë dhe ai maksimal 20, një numër jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur nga kjo parti pas 8 vitesh qeverisëse. Ai deklaroi se objektivi minimal janë 78 mandate dhe ai maksimal janë 88 mandate.

“Objektivi ynë minimal, është që rezultati që kemi arritur me numrin e deputetëve në parlament në 2017, të mos bjerë. Nuk e kuptoj, që unë të jem në vendin e parë të listës në Durrës dhe Vlorë. Unë do të vendosem aty ku është objektivi bazë. Bashkë me skuadrën do të luftoj për objektivin bazë“, deklaroi Rama.

Emrat e kandidatëve, të listuar të parët, sipas qarqeve:

Shkodër – Edona Bilali , Vlorë – Pravera Resulaj, Kukës – Greta Duraku, Korçë – Eni Zake, Dibër – Lavdrim Krashi

Berat – Hatixhe Konomi, Tiranë – Luljeta Bozo ose Najada Çomo, Fier – Erion Braçe

Elbasan – Evis Kushi, Gjirokastër – Mirela Kumbaro, Lezhë – Lindita Nikolla, Durrës – Milva Ikonomi

Objektiva sipas Ramës: 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME