Këtë mëngjes kryeministri Edi Rama e ka nisur nga Lezha. Kreu i qeverisë “Rama 3”, shkruan në facebook se ky qytet ka pësuar ndryshime duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik. “Mirëmëngjes dhe me këto pamje të ndryshimit të Lezhës që vazhdon të çlirohet nga hija e rëndë e të kaluarës, duke përmirësuar mjedisin, infrastrukturën, profilin e saj turistik, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.