Categories Lajme

Ramën e gjen belaja me gratë në Shijak! ‘Avash se më mbyte, shih ç’më bone!

Kryeministri Rama ka qenë mesditën e sotme në Shijak, ku ka parë nga afër gjithë dëmet që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

“20 pallate të vjetra të kohës së komunizmit, ku edhe shtesat e hapjet e mureve të katit të parë për dyqane e për kafenera me moton “Liri-Demokraci/ Ndërtimi pa leje sjell begati!” kanë bërë dëmin e tyre, janë në kushte teknike të rënda”-tha Rama, duke u takuar me banorë e teksa ka dëgjuar shqetësimet e tyre. Nuk kanë munguar batutat e shkëmbyera mes tij e banorëve, ndërkohe që gratë që e kanë takuar nuk i kanë kursyer lavdet e madje edhe puthjet.

I tillë ishte edhe rasti me një grua, këtë që shihni në video, që më parë, teksa Rama sqaronte një nga banorët i prekte dorën. Më pas, nuk nguroi t’i kërkonte leje për ta përqafuar. “Avash se me myte, shih ç’më bone, je ly sot gjithë ditën dhe ma hudhe gjithë suvanë mu tani”- tha Rama, teksa pastronte pardesynë e zëzë që iu bë gjithë make up.

Më tej, një grua i thërriste nga ballkoni i shtëpisë, duke i kërkuar të vinte të shihte dëmet që i janë bërë. “Eja shiko si jemi, kam ardhur nga Italia”.Rama ia ktheu: O vdeksha unë për ty, mos ki merak, por kujdes se mos na bish e do thonë e rrëzoi Rama.

5
4
3
2
1
rama-puthje
rama1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME