Lajme

Ramiz Muçollari u ekzekutua nga RENEA, fqinjët zbulojnë detaje: Kishte shqetësime nga djali, luante kumar dhe pinte drogë

Fqinjët e 62-vjeçarit, Ramiz Muçollari, i cili u ekzekutua në banesë nga forcat RENEA, kanë treguar detaje nga ngjarja. Sipas fqinjit 62-vjeçari kishte goditur gruan me thikë dhe djalin me tytën e armës rreth orës 10 të mbrëmjes së të premtes (11 gusht) dhe më pas, rreth orës 11:00 kanë dëgjuar të shtënat me armë.

“Rreth orës 11 të natës filloi që të qëllonte. Siç më thanë persona të afër të tyre, kishte goditur bashkëshorten me thikë ndërsa të birin me tytën e armës që kishte. Pastaj filluan të shtënat. Ka qenë njeri i qetë, ka pasur shqetësime mendore 6-7 vite më përpara.

Por i filluan sërish me vonë. Shqetësimet i ka pasur nga i biri, lozte kumar, drogë. Nuk ka pasur probleme me ne në fshat. Në lagjen tonë s’ka pasur kurrë probleme të tilla”,- tha një nga fqinjët.

Fqinji gjithashtu ka pranuar se Ramiz Muçollari, ishte një person që vuante nga problem të shëndetit mendor por ishte i qetë, vetëm këto ditë.

“U bë mirë kohët e fundit. U bë mirë, ishte i qetë. Mbrëmë në darkë nga ora 21:00, morëm vesh që kishte goditur të shoqen dhe të birin. Gjatë natës qëlloi me armë. Sot gjer  tani bam.. bam .. bam…  

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close