Lajme

”Rang Rover” përplas për vdekje të moshuarin në Has

Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Has.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Krumës, poshtë spitalit. Burime nga policia thonë se  shtetasi A.A., banues në Zahrisht duke drejtuar mjetin tip “Rang Rover”, ka aksidentuar shtetasin R.D., vjeç 74, banues në Krumë.

I aksidentuari është transportuar në Spitalin e Kukësit, ku gjatës rrugës ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.A., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Has, për veprime të mëtejshme proceduriale, si dhe grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close