fbpx
Lajme

Raporteri i PE David Lega thirrje qeverisë Rama: Tërhiqni ligjet për median!

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega godet sot sërish ligjin “antishpifje”  të qeverisë Rama, i cili është kundërshtuar dhe nga mediat e gazetarët në vendin tonë. Duke lavdëruar si lajm të mirë arritjet e medias në përpjekje për vetërregullim Lega kritikon sërish “paketën antishpifje të propozuar nga qeveria“ “Garantimi i lirisë së medias është vital për demokracinë dhe i domosdoshëm për integrimin në BE të Shqipërisë” e përmbyll deklaratën e tij Lega.

Në debatin për problemet e demokracisë në Shqipëri të mbajtjur në Komisionin e Jashtëm të PE në qershor Lega deklaroi se qeveria Rama po tregohet e butë me baronët e drogës dhe e ashpër me gazetarët. Javët e fundit qeveria tentoi të aprovonte disa amendamente të hartuara fshehtas të cilat nuk pasqyronin opinionin e Komisionit të Venecias. Delegacioni i BE në Tiranë dhe Stefan Schenach, raporter per median në Asamblenë Parlamentare të Keshillit të Europës (si edhe anëtar i Grupit Socialist ) reaguan ashpër. Opozita, Presidenti e shoqeria civile e kanë denoncuar vazhdimisht ligjin e qeverisë Rama si rrezik për lirinë e medias

Postimi i Legës: Good news for online media in #Albania! Self regulation – independent media. The #antidefamation laë proposed by the government. Ensuring #mediafreedom is vital for democracy and indispensable for Albania’s EU integration.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button