
Qendra e Inteligjencës Amerikane, (CIA), ka publikuar raportin e fundit për Shqipërinë më 1 nëntor.
Në raport theksohet sërish problematika e trafikimit të lëndëve narkotike, Sipas CIA-s, Shqipëria vazhdon të jetë ende aktive, përsa i përket prodhimit të kanabisit dhe opiumit, si dhe përdoret si vend tranzit, për të kaluar drogën në Ballkan.
Për CIA-n vendi ynë është ende një pikë strategjike, për kalimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore.
Gjatë raportit, përmenden edhe bandit shqiptare të drogës, të cilat janë duke u zgjeruar në Europë dhe janë të lidhura me pastrimin e parave, trafikun e armëve dhe kontrabandën e refugjatëve.