Categories Lajme

Raporti i korrupsionit: Shqipëria mbetet në vend, ndër më të korruptuarat në Europë

Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë në indeksin e korrupsionit për vitin 2022, sipas raportit të fundit të Transparency International, që mat perceptimin e korrupsionit në të gjithë botën, megjithatë ky përmirësim I lehtë nuk ka marrë vlerësim nga raporti. Vendi kishte një tregues prej prej 36 pikësh, me rritje prej një pikë, nga 100 pikë që është vlerësimi maksimal (sa më shumë pikë aq më pak I korruptuar është një vend).

Pavarësisht përmirësimit të lehtë, raporti thekson se Shqipëria ka qëndruar në vend në raportin e indeksit të perceptimit të korrupsionit, duke e vënë theksin në përkeqësimin e lirisë së medias.  “Progresi i këtij regjimi hibrid në fusha si verifikimi gjyqësor dhe forcimi i Strukturës së Specializuar Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është lënë në hije nga dobësimi i pavarësisë së medias dhe mungesa e mundësive për angazhim kuptimplotë në vendimmarrje nga shoqëria civile. Vazhdojnë fushatat shpifëse dhe frikësimi kundër gazetarëve dhe, nëse miratohen, ndryshimet në ligjin për lirinë e informimit do të ngushtojnë më tej mundësitë për mbikëqyrje të pavarur të institucioneve publike, duke u ofruar institucioneve baza ligjore për refuzimin e ndarjes së informacionit”, thuhet në raport.

Në renditjen globale Shqipëria është në vendin e 101, në të njëjtin pozicion me Serbinë, e cila ka shënuar përkeqësim këtë vit. Shteti më i korruptuar në Europë është Bosnjë Hercegovina, me një tregues prej 34, që e ka pozicionuar në vendin e 110. Sipas renditjes, Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, së bashku me Turqinë (101) janë më të korruptuarat në Europë (pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik).

Maqedonia e Veriut ka shënuar përmirësim, duke u ngjitur në vendin e 85 (40 pikë). Kosova, është në vendin e 84, me 41 pikë. Shteti më pak i korruptuar në rajon është Mali I Zi, me 45 pikë, në vendin e 65. Në botë, rekordin për nivelin më të ulët të korrupsionit e ka marrë Danimarka, duke zhvendosur Finlandë dhe Zelandën e Re. Lista e më pak të korruptuarave në botë vijon me Zelandën e re, Norvegjinë, Singaporin, Suedinë, Zvicrën, Holandën, Gjermaninë.

Në kahun e kundërt, më të korruptuarat janë Somalia dhe Siria. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin. CPI rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas niveleve të perceptuara të korrupsionit në sektorin publik, duke shënuar në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) deri në 100 (shumë e pastër).

Mesatarja globale mbetet e pandryshuar për më shumë se një dekadë në vetëm 43 nga 100. Më shumë se dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50, ndërsa 26 vende kanë rënë në pikët e tyre më të ulëta deri më tani. Megjithë përpjekjet e bashkërenduara dhe përmirësimet, 155 vende nuk kanë bërë asnjë përparim të rëndësishëm kundër korrupsionit ose kanë rënë që nga viti 2012.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME