Categories Lajme

“Rashë, ju lutem vrap”/ Makina ra nga ura në lumë, britmat që dëgjohen nga të plagosurit: O Zot më ndihmo (VIDEO)

“Rashë, ju lutem vrap. O Zot po vdes”, janë britmat që dëgjohen nga lumi në Gjirokastër teksa forcat zjarrfikëse nxjerrin 2 personat e plagosur. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se ndodhi një aksident i rëndë pranë urës së Andon Pocit, nga ku u rrëzua makina me të cilën po udhëtonte një çift bashkëshortësh.

Gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj raporton se humbja e kontrollit të automjetit është bërë shkak për aksidentin. Nga pamjet vihet re se në atë zonë nuk ka asnjë ndricim të rrugës, gjë që mund të ketë ndikuar tek ngjarja e rëndë.

Policia me forcat zjarrfikëse dhe katër ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë të plagosurit për ti dërguar me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. (Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME