Categories Lajme

“Rashë në kanal me parashut. Kush je ti?”, Luftar Paja rrëfen historinë e panjohur

Aktorin e madh Luftar Paja jemi mësuar ta shohim gjithmonë në skenë, por sot një histori e veçantë vjen nga newsport.al për një ndër më të mëdhenjt e humorit tonë që na tregon shumëçka për veten.

Në një rrëfim ekskluziv, legjenda e kinematografisë shqiptare ka treguar një çast të bukur të jetës së tij në vitet 60′, ku shërbimi ushtarak ishte i detyrueshëm.

Mes sedrës dhe frikës, Luftari rrëfen momentin kur i ishte dashur të provonte hedhjën me parashutë. Ai përshkruan me detaje momentet, por sigurisht nuk lë mënjëanë batutat. Të hipur të gjithë në një avion, aktori i madh tregon:

“Unë isha i pesti në radhë. Fillonte ai nga toka që komandonte aty. Fliste ai duke na treguar: “05-sa, majtas, djathtas, koordinatat, kjo këtu, ajo aty. Gati për hedhje.

Dhe në momentin që jepej komanda për hedhje, hapej dera. Ka qenë njëri aty, ishte 1.90 metra i gjatë. Ai hidhej gjithmonë i pari. Merrej komanda dhe direkt fluturonte i pari. Kur e shihje ishte pak e frikshme. Madje njëri përfundoi sipër një teqeje.

Kur më erdhi radha mua, fillova të flisja me vete: “Gjithë ata gjigantë aty. Po unë çfarë do të bëj? Ja, po mbyll sytë”. Më shtyu dikush, deri sa ika. Unë rashë mirë. Pa vajtur 150 metra larg tokës, fillonim dhe bënim gallatë.

“Ej, kush je ti aty? Parashuta kishte shumë forcë, saqë dy ushtarë na ranë në kanalin e një kënete. Kjo ndodhur në vitin 1964“, përfundoi për newsport.al, aktori shqiptar, Luftar Paja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Nuk jam krenar!”, Rama i kërkon ndjesë publike ish-deputetit të PD Mark Marku për ironinë me emrin e tij gjatë fushatës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike Mark Marku, shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Grabiti katër banesa në Shëngjin, arrestohet 47-vjeçari! Çfarë iu gjet në banesë

Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”. Zbardhen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Dogji me benzinë tri automjete: Zbardhet ngjarja në Shkodër, arrestohet autori

Prokuroria Shkodrës në bashkëpunim me Policinë vendore kanë zbardhur rastin e djegies së 3 automjeteve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Velipojë

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në orët e para të mëngjesit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dimër në mes të pranverës, zbardhet juglindja e vendit

Në zonat e thella malore të juglindjes së vendit kanë qenë të pranishme reshjet e…

LEXO ME SHUME