Categories Lajme

Rast i rrallë! Mësuesi filmon Rrëqebullin e Ballkanit në Korab

Rrëqebulli i Ballkanit është një kafshë që rrallëherë të bie rasti ta shohësh. Madje duhet të kesh shumë fat që të fotografosh apo filmosh atë.

Por një mësues i quajtur Naim Palushi, nga fshati Zapod ia ka dalë të filmojë këtë gjitar të rrallë në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, park i cili shënon 10 vite që nga shpallja e tij si i tillë.

Në fakt që prej vitit 2006, është ngritur alarmi në nivel global se Rrëqebulli i Ballkanit rrezikon të zhduket. Por në dy vitet e fundit është vërtetuar prania e një individi të rrëqebullit, i cili është i pajisur me GPS në parkun e Mavrovës, bën me dije Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”.

Gjithashtu shoqata shton: “Falenderojmë Naim Palushi për mundësinë e realizimit të kësaj videoje te mrekullueshme dhe bashkëpunëtorin tonë lokal, Arben Palushi për sinjalizimin e këtij rasti tek stafi i PPNEA-s si një dhuratë shumë e veçantë për festat e fundvitit!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME