Gjashtë rastet pozitive me koronavirus të konfirmuara sot në Vlorë mësohet se janë konktakte të 9 rasteve të tjera të konfirmuara një ditë më parë në lagjen “Partizani”. Bëhet fjalë për familjarë të tyre, persona që kanë patur kontakt ditët e fundit me ta si dhe banorë të lagjes. Rastet pozitive të së dielës ishin të afërm të 40-vjeçarit të infektuar në Himarë, banorë të lagjes Partizani dhe kontakte të tij. 40-vjeçari i infektuar po mbahet në banesën e tij, ka shenja të lehta të sëmundjes dhe është në gjendje të qëndrueshme shëndetesore. Të karantinuar në banesa janë edhe rastet e dala pozitive.
Të gjithë ata janë raste kontakti. Momentalisht, sipas ISHP në Vlorë janë 16 raste me koronavirus dhe pritet që me 5 rastet e sotme numri të shkojë në 21 raste aktive.