Categories Lajme

Rasti i parë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Dalin detajet

Rasti i parë me koronavirus është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimeve zyrtare bëhet fjalë për një grua e cila ishte kthyer para dhjetë ditësh nga Italia.

Ajo ishte paraqitur në klinikën për sëmundje infektive në Shkup për të kërkuar ndihmë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u tha gazetarëve se pacientja e moshës 50 vjeçe ishte mjekuar në Itali por atje nuk i kishin bërë test për koronavirus.

“Ajo tashmë dy javë është e sëmurë, por nuk paraqet rrezik për ngjitjen e sëmundjes”, tha ministri.

Ndërkaq, dy persona të tjerë të kthyer po ashtu nga Italia të cilët ishin drejtuar në klinikën e Shkupit kanë rezultuar negativë (pa koronavirus).

Autoritetet shëndetësore kanë ndërmarrë masa për parandalimin e këtij virusi, duke përgatitur një spital në qytetin e Shtipit për pranimin e rasteve të prekura.

Maqedonia e Veriut nuk ka hapur karantina në dy aeroportet e saj, as në pikë-kalimet kufitare për personat të cilët kthehen nga vendet ku janë regjistruar raste të vdekjeve nga virusi Covid-19.

Vetëm në Itali vlerësohet se janë mbi 20 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut të angazhuar me punë.

Pasagjerëve të cilët kthehen në aeroportin e Shkupit dhe të Ohrit u kontrollohet vetëm temperatura me termometër. Ndërkaq, në barnatoret e kryeqytetit pothuaj se nuk kanë mbetur maska mjekësore. /Voa

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME