Lajme

Reagon deputeti Bujar Leskaj në lidhje me zjarret në Vlorë

Reagon deputeti Bujar Leskaj në lidhje me zjarret në Vlorë. Si deputet i Vlorës po ndjek me shumë shqetësim prej ditësh situatën alarmante të zjarreve në qarkun e Vlorës, në Karaburun, Tragjas e Dukat ku janë djegur qindar hectare, duke sjellë një dëm të madhe ekologjik, por edhe në pasuritë natyrore të zonës.

Përpara disa ditës u prononcova, duke kërkuar reagimin e pushtetit qendror e vendor për marrjen e masave pr shuarjen e zjarreve. Por qeveria, ministria e mbrojtjes, pushteti vendor dhe Emergjenca Civile kanë qenë pasive, duke i lënë të vetëm zjarrfikësit që të luftojnë për përballimin e situatës me mjete rrethanore.

Dhe kjo është e patolerueshme! Ndaj, u bëj thirrje të gjithë aktorëve dhe faktorëve të pushtetit qendror e vendor, institucioneve të shtetit shqiptar, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile për një ndërhyrje sa më të shpejtë e efikase, për një ndërhyrje të koordinuar, në mënyrë që situata të normalizohet dhe të shpëtojë pasuria jonë kombëtare.

Çdo vonesë në marrjen e masave është shpërdorim i detyrës dhe vepër penale! Çdo vonesë është një taksë e rëndë që i paguajmë të ardhmes së fëmijëve tanë, atdheut tonë!

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: