Lajme

Reagon Rudina Hajdari: Nuk kam thyer rregullin e PD-së, bëra detyrën si deputete

Deputetja Rudina Hajdari, pasi u diskutua se theu rregullin e PD-së duke shkuar në Kuvend, ka reaguar duke u shprehur se ka bërë detyrën e saj si deputete.

“Nuk e theva unë rregullin, rregulli u thye që në 10 të mëngjesit, me ardhjen e opozitës në Kuvend. Unë thjesht bëra detyrën time.”- shkruan Hajdari.

Grupi i selisë blu kishte vendosur që në Kuvend të merrnin pjesë vetëm katër deputetë, ndërsa Hajdari e shkeli këtë rregull.

Pavarësisht këtij rregulli të vendosur nga PD, Hajdari përveçse shkoi në Kuvend, mbajti dhe një fjalim në mbështetje të studentëve.

“Bravo studentëve për protestën dhe qëndresën”, u shpreh Hajdari. Ajo i cilësoi si kryehajdutë deputetët që morën fjalën në Kuvend ditën e sotme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close