Categories Lajme

Realizohen 80 % e punimeve në Lungomare 2/ Këtë sezon turistik, Vlora me plazh të ri publik me 5 yje

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet në Lungomare 2 në Vlorë, ku janë realizuar 80 % e punimeve dhe po merr formë projekti i bukur i transformimit rrënjësor të një hapësire të humbur 30 vjet mes kioskave, llozhurave e plehrave. Kryeministri tha se, “së shpejti përfundojnë edhe dy pishinat, ajo olimpike e ajo për fëmijë dhe këtë sezon turistik Vlora do të ketë një plazh të ri publik, me 5 yje”.

Duke iu referuar investimeve private që janë realizuar përgjatë Lungomare 2, Rama tha se “kurrë nuk do të bëhej ai hotel dhe gjithë ai zhvillim atje, po të mos bëhej Lungomare 2”. “Gjithë ky zhvillim këtu i bën që këta ta kenë këtë sikur e kanë pjesë të hotelit”, tha Rama.

Ndërkohë kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli tha se në zonë janë trefishuar çmimet e shitjes së banesave. “Çmimi thuajse është trefishuar në vilat e tjera që deri dje nuk afrohej kush për t’i pyetur për t’i blerë. Është vërtetë një ndryshim i rëndësishëm i vlerës së çmimit”, tha ai.

Ndërkohë, Leli tha se, “ritmi i punimeve në këtë projekt fantastik që do të jetë plazhi me 5 yje i Vlorës është shumë i kënaqshëm”. “Ka përfunduar pjesa e mbjelljes së pothuajse gjysmës së pemëve, janë rreth 80 pisha të rritura në Lungomare 2, ka përfunduar sistemi i ndriçimit. Volumi i madh i punës ka mbaruar, ka filluar veshja e pishinave dhe në harkun kohor të tre javëve mbarojmë me pishinën”, tha ai. Për sa i përket parkimit, Leli tha se ka përfunduar gjithë procedura e lejes dhe po vazhdon investimi nga investitori privat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshje shiu të dobëta dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME