Categories Lajme

Recetë/ Detoksi i pranverës për pastrimin e toksinave

Pastroni organizmin me sallata dhe pjata të tjera me bazë prodhimet tipike të stinës, nga luleradhiqet deri te barishtet e sapoçelura, bizelet apo patatet e reja, të gjitha të kombinuara më së miri me erëza dhe fruta

Pranvera është koha më e mirë për të zbatuar një strategji detoksifikimi, efektive për trupin dhe për lëkurën. Pasi toksinat e grumbulluara gjatë dimrit të jenë eliminuar, do të ndiheni menjëherë plot energji, ndryshimi do të duket edhe te pamja juaj, duke rezultuar në lëkurë më të shëndetshme dhe më të ndritshme.

Po ju sjellim disa receta të shijshme me përbërës të lehtë dhe detoksues për t’ju pastruar dhe për të qëndruar në formë. Disa prej tyre janë me luleradhiqe, e cila është një bimë që lulëzon në pranverë dhe është e pasur me veti të dobishme për trupin tonë. E njohur më së shumti si çikorja e egër, ajo është një bimë me lule të verdha.

Vetitë e shumta pastruese dhe antiinflamatore të luleradhiqes janë të famshme, duke e bërë atë një ndihmë natyrale të vlefshme për pastrimin e traktit urinar dhe më shumë… Provoni ta përdorni në kuzhinë për të përgatitur receta të shijshme detoksifikimi që ndërthurin mirëqenien dhe kënaqësinë e të ushqyerit.

Sallatë me nektarinë, rukola dhe luleradhiqe

Përbërësit: 1 tufë gjethe luleradhiqe, 1 tufë rukola, 3 nektarina, 0,5 limon, 2 lugë gjelle fëstëk me lëvozhgë, vaj ulliri, pak sheqer, kripë dhe piper

Përgatitja: Lajini mirë të gjitha barishtet, kullojini dhe thajini. Pritini nektarinat në copa të holla. Në një tigan që nuk ngjit, skuqni lehtë fëstëkët duke shtuar një majë sheqer dhe pak kripë. Hiqini nga zjarri dhe i lërini të ftohen.

Në një tas të vogël emulsoni lëngun e limonit me kripë, piper dhe 4 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Vendosni sallatën në enën e servirjes dhe sipër hidhni fëstëkët e karamelizuar. Lyejeni sallatën me kremin e krijuar dhe e shërbejeni menjëherë.

Krem asparagu me radhiqe

Përbërësit: 600 g asparag, 200 g radhiqe, 150 g qiqra të konservuara, 3 qepë, 1,5 litra lëng perimesh, 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër, 1 lugë çaji tabasko, sipas shijes kripë

Përgatitja: Pastroni asparagun duke i qëruar kërcejtë me një qëruese patatesh. Më pas lajeni dhe priteni në copa të vogla vetëm pjesën e gjelbër. Pastroni radhiqet dhe lërini të kullojnë.

Pastroni qepët e freskëta, duke hequr bazën dhe më pas i grini imët. Hidhini të thahen në një tigan me 1 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër për 5 minuta. Shtoni asparagun dhe radhiqet dhe skuqini për 2 minuta. Shuajeni me lëngun e mishit ose të perimeve. Ziejini për 15 minuta në zjarr mesatar, pastaj shtoni qiqrat pasi t’i keni kulluar dhe shpëlarë më parë. Përziejini bashkë me disa maja asparag dhe vendosini në zjarr edhe për 10 minuta të tjera, duke e përzier butësisht.

Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe kalojeni në mikser derisa të krijohet një masë kremoze. Ngroheni dhe shtoni sipas dëshirës pak piper dhe kripë për shije.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME