Categories Lajme

Reforma në Drejtësi, Yuri Kim: Disa nuk e kanë dashur, askush nuk është mbi ligjin

Duke iu përgjigjur kundërshtarëve të reformës në Drejtësi, ambasadorja Yuri Kim dha një mesazh për rëndësinë e saj teksa theksoi se askush nuk është mbi ligjin. Kim deklaroi se duhet të vazhdojë puna të ndaluar korrupsionin dhe kjo është detyrë e vetë shqiptarëve. “Shqipëria ka bërë progrese dhe qytetarët po shohin rezultatet e këtyre përpjekjeve. Institucionet janë tashmë funksionale. Nuk ka rëndësi sa i fuqishëm është. Askush nuk është mbi ligjin. Varet nga ju për të treguar se kjo është e vërtetë dhe do jetë e vërtetë. Po luftohet korrupsioni.

 Disa nuk kanë dashur që kjo të ndodhë. Duhet të vazhdojë puna për të ndaluar korrupsionin. Është detyra e shqiptarëve dhe jo të huajve ta bëjnë këtë. Është koha që shqiptarët të kenë besim. Kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë por duhet ende shumë punë për të bërë. Është një moment kritik”, deklaroi ajo. Ajo shprehu mbështetjen e SHBA, ndërsa shtoi se tashmë është koha për të festuar për arritjet e këtyre 5 viteve dhe të vazhdohet përmirësimi për sukses të mëtejshëm.

 “SHBA ju mbështet dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. E kemi mbështetur reformën në drejtësi që në fillim dhe do jemi me ju deri në fund. Dua të theksoj se përpjekje për reformën në drejtësi kanë filluar që në administratën e Obamës dhe vazhdon edhe sot nga Biden, Është koha e duhur të festojmë sepse është arritur shumë. Është koha e duhur për të parë përreth për të parë se çfarë mund të përmirësojmë. Le të vazhdojmë të përmirësohemi që të vazhdojë suksesi i mëtejshëm. Është koha e duhur për një diskutim për 5 vitet e ardhshme. Shqiptarët duhet të vazhdojnë të përkrahin reformën. Ata nuk munden më të vjedhin nga shqiptarë. Është koha të tregojmë që drejtësia do mbizotërojë në Shqipëri”, tha Kim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME