Lajme

Refugjatët u arratisën në sy të policisë, pranga shoferit të furgonit në Pogradec

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Pogradec, ku disa emigrante te paligjshem dolen me vrap nga furgoni qe po i transportonte sapo shikuan policine aty prane.

Pas disa orësh nga ngjarja në Pogradec, ku 21 emigrantë të paligjshëm iu larguan forcave të policisë, autoritetet i kanë ndaluar ata. Policia njoftoi se 21 klandestinët ndodhen në ambientet e komisariatit për të kryer procedurat e nevojshme.

Efektivët arrestuan shoferin e furgonit tip “Benz”, Enrik Shyti 35 vjeç, banues në Pogradec. Ai do të ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin, kundrejt fitimit.

“Gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë, emigrantët e paligjshëm duke dashur të dilnin nga furgoni kanë hapur derën e tij me forcë dhe kanë mundur të largohen duke u shpërndarë nëpër qytet”, njoftoi policia, citon vizion plus.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: