Categories Lajme

Regjisori tregon historinë e rrallë: Mjeku pa që i iku i vdekuri me vrap…

Regjisori Robert Budina ishte në mesin e mijëra shqiptarëve që zbarkuan në Itali në vitet 90-të. Në studion e “Opinion”, ai ndan disa prej kujtimeve të kësaj eksperience dramatike. Ndryshe nga Marsi kur italianët i mirëpritën shqiptarët që zbarkuan në vendin e fqinj, në Gusht sjellja e tyre ndryshoi.

“Në Gusht ka ndodhur diçka e trishtë, italianët ndryshe nga hera e parë, vendosën që t’i kthejnë mbrapa emigrantët që mbërritën me anijen Vlora dhe me anijet që kishin mbërritur më parë. Pjesa më e madhe e tyre u transferuan nga porti i Barit, drejt stadiumit në Bari. Ajo që ka ndodhur në stadiumin e Barit ka qenë njëkohësisht një nga turpet e mëdha që ka ndodhur në raportet midis dy vendeve”, tregon Blendi Fevziu.

“Ne qëndruam rreth 10 ditë në stadium”, kujton regjisori Robert Budina.

“Unë isha në grupin e atyre që nuk u dorëzuam sepse e kuptuam mënyrën që qeveria italiane, po i merrte duke u thënë do ju çojmë në një kamp në veri dhe i kthente në Shqipëri. Ne e kuptuam dhe u fshiheshim gjithmonë. Pastaj në një moment u arratisëm. U arratisëm nga porti. Për të ikur nga porti kishim vetëm një rrugë të ngushtë dhe duhet të kaloje disa postblloqe policie dhe unë bëra si i sëmurë dhe më mbanin 4 shokë të mitë. Edhe i thanë ky është i sëmurë, ai polici i goditi, më lëshuan në tokë, unë nuk e dhashë veten, tregova vetëm të bardhën (e syve). Ai policia tha “Mama mia, questo sta morendo” dhe çojeni tek ambulanca.

Më morën, sa shkuam tek ambulanca, në atë moment ia krisëm vrapit të gjithë… dhe ai mjeku që pa që i iku i vdekuri me vrap. Kjo ishte vetëm për të ikur që këtu për t’u futur me autobusë që na çuan në stadium. Pa e ditur se çfarë nga priste nga një burg në tjetrin…. Pastaj pas 10 ditësh na ndihmoi një mjek, na futi me një ambulancë që kaloi postblloqet na lanë 4 miq në mes të Barit. Na dhanë 50 mijë lireta, paçi fat (thanë) dhe ne dolëm në jetën e lirë. Na lanë në stacion të trenit”

Po çfarë ndodhi më pas? “Aty takuam dikë, i cili e kuptoi që ishim shqiptarë. Hajdeni me mua tha. Na mori në makinë, ndërkohë erdhi policia, e kuptoi që ishim shqiptarë, e ndoqi makinën e atij, ai bëri ca ikje-dalje dhe po tallej me policinë. I thashë, çfarë po bën? Një çikë qejf, tha. Shiko se makina është vjedhur, tha… ishte nga ata të malavitas (mafies), që na shpëtoi neve. Ai na shpëtoi dhe ka ndenjur të paktën me mua 8 muaj të më gjente punë, të më gjente shtëpi, të më jepte për të ngrënë… në zonën e Barit. Bëri gjithçka, çfarë kishte. Është e paimagjinueshme, mund të mendosh që njerëzit që merren me këtë lloj jete… nuk kishte lidhje fare. Ai kishte një dashuri për njeriun dhe donte ta shprehte atë. Kështu që është e paharrueshme”./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME