
Nga Jorgo Goro
Fterra ka vetëm pak vite që i është bashkuar Bashkia Himarë, një Qendër e Banuar pjesë e Njësisë Administrative Lukovë.
Gjatë takimeve të ndryshme që zhvilloj me banorët e këtij fshati, trajtohen problematika të ndryshme të cilat disa prej tyre u kemi dhënë zgjidhje, kryesisht ato që kanë të bëjnë ato më jetiket dhe më të domosdoshmet.
Investimi i Qeverisë Shqiptare në ndërtimin e Rrugës së Lumit të Vlorës solli një tjetër vizion zhvillimi për Fterrën, ku fillimisht jemi fokusuar tek imazhi i parë që do duhet të japë ky fshat për vizitorët e ndryshëm kryesisht ata të huaj.
Duke falenderuar çdo banor të Fterrës që banon aktualisht në këtë fshat shumë të veçantë për mua, dhe ata që jetojnë jashtë shtetit apo në qytete të ndryshme në Shqipëri, Ju garantoj se puna jonë për transformimin e çdo Qendre Urbane të Bashkisë Himarë ka në fokus njerëzit të cilët kërkojnë zgjidhje të problematikave të ndryshme.
#ritminukndalet #punëpërhimarëntonë #himaranesër