Categories Lajme, Sport

Reja: Nuk e ndryshoj skemën, nesër do të shijojë shumë himnin e Italisë

Trajneri Edi Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës miqësore me Italinë, e cila do të luante mbrëmjen e nesërme në “Air Albania”, ku komentoi rëndësinë e ndeshjes dhe zbuloi pritshmëritë nga skuadra kuqezi.

Sa e rëndësishme është kjo sfidë për ju? Për ne është shumë e rëndësishme, pasi dihen vlerat e kundërshtarit dhe është një test mjaft i mirë për të parë ecurinë e skuadrës. Unë uroj që të bëjmë sërish disa hapa përpara. Më vjen keq që disa lojtarë nuk do të mund t’i kemi, por kemi në dispozicion disa të rinj, që kanë treguar se e meritojnë këtë grumbullim dhe jam i sigurt që do të bëjnë shumë mirë. Përtej rezultati, që nuk është se intereson shumë në sfidën e nesërme, uroj që të bëjmë një paraqitje bindëse dhe shpresoj të kemi në krarh edhe episodet.

A do të konfirmoni skemën 3-5-2 dhe cilat pritet të jenë risitë në skuadër nesër? Moduli është gjithmonë ky, pasi në planin afatgjatë na ka dhënë më shumë garanci. Më pas mund të ndryshojmë në ndeshje e sipër, duke parë edhe kundërshtarin, por pikërisht me këtë skemë, lojtarët ndihen më të sigurt dhe do të konfirmojmë këtë skemë. Mungojnë emra si Cikalleshi e Balaj, por edhe Gjimshiti, megjithatë ata që do të zbresin në fushë, jam i sigurt që do të japin maksimumin, ndaj unë besoj plotësisht te ata. Unë skemën 3-5-2 e kam aplikuar te Napoli dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Tani edhe Conte e Mancini përdorin të njëjtën skemë, duke e cilësuar si inovatore, por dikur më kritikonin. Kam komplimentuar Mancinin për guximin për të ndryshuar dhe për të gjetur ekuilibrat e duhur.

Ju vjen keq që Italia nuk është në Katar apo jeni i kënaqur që do të përballeni me ta nesër? Më vjen shumë keq që Italia nuk do të jetë në Botëror për shkak të disa episodeve, pra për shkak të dy penalltive të humbura. Më vjen keq veçanërisht për Mancinin, pasi e ka përjetuar më shumë se të tjerët, por jam i bindur që ai do të udhëheqë skuadrën drejt një reagimi shumë të mirë. Ka shumë të rinj interesantë, që trajneri po i grumbullon dhe do të ketë mundësinë jo vetëm t’i shohë, por edhe t’i përfshijë në skuadër për të ardhmen.

A mund të bashkëjetojnë Asllani me Bajramin në skemën 3-5-2? Sigurisht dhe e kanë bërë këtë në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit. Ata mund të bashkëjetojnë shumë mirë nga minuta e parë, por janë dy lojtarë të ndryshëm dhe kanë nevojë për të pasur garanci, apo mbështetje nga pas e nga krahët. Bajrami është më shumë fantazist, që shikon nga sulmi, ndërsa Asllani është tipi mesfushor qendre, ndaj jam i bindur që me mbështetjen e duhur, mund të bashkëpunojnë shumë mirë.

A ndjeheni një italian që luan kundër Italisë, apo një “shqiptar” tashmë? Unë jam italian në fund të ditës dhe kur nuk luan Shqipëria, bëj tifo gjithmonë për Italinë. Sigurisht që nesër mos prisni të bëj tifo për Italinë, pasi dua të shoh Shqipërinë të luajë bukur e të fitojë. Do të jetë një festë nesër dhe u emocionova shumë, që në momentin kur presidenti Duka më tha se do të luajmë ndaj Italisë. Nesër do të shijoj shumë himnin e Italisë, por edhe të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME