Categories Lajme

Rekord raste të reja, ja sa vdekje regjistrohen gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është shënuar sërish rritje e rasteve të reja me COVID. Nga 7378 testime të kryera në total kanë rezultuar pozitivë 2029 qytetarë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy viktima, konkretisht një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.

Janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i plotë: COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 7378 testime, 2029 qytetarë të infektuar, 2 humbje jete dhe 751 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7378 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2029 qytetarë, në këto bashki: 999 në Tiranë, 119 në Durrës, 81 në Shkodër, 79 në Gjirokastër, 78 në Elbasan, 63 në Vlorë, 42 në Sarandë, nga 40 qytetarë në Korçë, Fier, Kamëz, 39 në Lushnje, 36 në Lezhë, 28 në Vorë, nga 20 qytetarë në Berat, Dibër, nga 19 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 18 qytetarë në Gramsh, Tepelenë, 16 në Cerrik, nga 15 qytetarë në Peqin, Kuçovë, 14 në Divjakë, nga 12 qytetarë në Roskovec, Pogradec, 10 në Devoll, 9 në Skrapar, nga 8 qytetarë në Kavajë, Shijak, nga 7 qytetarë në Mirditë, Krujë, Delvinë, Librazhd, Prrenjas, nga 6 qytetarë në Memaliaj, Patos, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Këlcyrë, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Belsh, Himarë, Selenicë, Tropojë, nga 3 qytetarë në Pukë, Konispol, Libohovë, Dimal, nga 2 qytetarë në Poliçan, Dropull, Mat, Vau i Dejës, 1 në Përmet.
Janë 17,783 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 70 vjeçe, një qytetar nga Kavaja 74 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 751 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 205,560 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME