Categories Lajme

Rekord vdekjesh nga Covid në Shqipëri, 959 të infektuar në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i vdekjeve me Covid-19 në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 6 vdekje dhe 959 raste të reja.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5106 testime, 959 raste të reja, 6 humbje jete dhe 891 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5106 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 959 qytetarë, në këto bashki: 347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan. Janë 12,910 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 959 Të shëruar në 24 orë 891 Të shtruar në spitale 215 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 5106 Testime totale 1,142,382 Raste pozitive 161,324 Raste të shëruara 145,845 Raste Aktive 12,910 Humbje jete 2,569 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5477 Shkodër 1413 Durrës 1160 Fier 1160 Vlorë 791 Lezhë 679 Elbasan 636 Berat 532 Korçë 319 Kukës 286 Gjirokastër 240 Dibër 217

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME