Categories Lajme

Rekrutonte shqiptarë dhe i punësonte në “shtëpitë e barit” në Spanjë, kush është pukjani i arrestuar

Të tjera detaje dalin nga megaoperacioni i zhvilluar në tre shtete, Gjermani, Spanjë dhe Shqipëri ku u arrestuan 107 persona të përfshirë në trafikun e drogës. Sipas News24, një shqiptar ishte një ndër anëtarët kryesor të këtij rrjeti trafikantësh që furnizonte Spanjën me lëndë narkotike.

Stefan Curri është emri i shqiptarit nga Puka i cili kishte një rol të rëndësishëm në këtë grup kriminal. Sipas hetimeve, Curri rekrutonte qytetarë nga zona e Pukës dhe Mirditës për të punuar në kultivimin e k anabisit.

Fillimisht ai i paguante biletat e udhëtimeve duke i ftuar si turistë dhe më pas i kthente në punëtorë dhe roje të “shtëpive të barit” në Spanjë.

Në momentin e ndërhyrjes së Europol, anëtarët e grupit k riminal po devijonin furnizimin me energji elektrike për të kultivuar b imët në ambiente të mbyllura, dhe vlera e energjisë elektrike së vjedhur dhe përdorur për rritjen e bimëve n arkotike a rrin në mbi 1.6 milion euro.

Në ditën e arrestimeve masive, 3 hetues shqiptarë u vendosën në Spanjë në kuadër të projektit që synonte të luftonte krimin e organizuar serioz në Ballkanin Perëndimor. Nga aksioni 107 persona u ar restuan, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë, u zbuluan 51 ferma kanabisi dhe u sekuestruan 25 000 b imë k anabis. U konfiskuan gjithashtu 70 mijë euro dhe automjete luksoze. Panorama.al mëson se mes të arrestuarve, 60 ishin shqiptarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME