Categories Lajme

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali’ Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, mirëpriti në zyrën e tij Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj

Rektori i Universitetit “Ismail Qemali’ Vlorë, Prof. Dr. Roland Zisi, mirëpriti në zyrën e tij Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj I cili iu përgjigj me përzemërsi ftesës personale të Rektorit të UV-së.

Në këtë vizitë miqësore Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve shoqërohej nga Z. Arben Sulejmani, Kryetari Bektashinjëve të Maqedonisë, njëherazi dhe drejtori i marrëdhënieve me jashtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me profesion profesor historie.

Në fokus të kësaj vizite me rëndësi të veçantë për vet rëndësinë që Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve ka për vendin tonë, ruajtja e vlerave më të mira qytetare dhe misioni i përcjelljes së këtyre vlerave tek brezat e rinj.

Prof. Dr. Roland Zisi, duke e falenderuar Baba Edmond Brahimaj për vizitën në mjediset e UV-së theksoi se pjesë e pandarë e motos së Universitetit “Ismail Qemali” është tejçimi i vlerave më të mira njerëzore, duke theksuar që së bashku duhet të vijojmë traditën që ne si komb na ka karakterizuar për paqe të përhershme, tolerancë dhe vëllazëri ndërfetare mes njerëzve në koherencë të plotë me objektivin kryesor për ofrimin e vlerave më të mira njerëzore dhe akademike në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmont Brahimaj duke shprehur konsideratat më të larta për ftesën e bërë nga Rektori Zisi theksoi rëndësinë që ka në konceptin bektashian të bashkimit toleranca ndërfetare në të cilën jemi një, të gjithë, të shkrirë në devocionin për të qenë kurdoherë në mbështetje të punëve të mira, duke theksuar se edukimi fetar kuptohet në kontekstin e edukimit qytetar e vetëm në këtë mënyrë do të mund të kultivojmë respektin ndaj të gjitha zgjedhjeve përballë spiritualitetit duke garantuar jo vetëm lirinë e fesë, por edhe lirinë e ndërgjegjes, për tu bërë përherë e më të denjë për shoqërinë tonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME