
Çështja e pronësia konsiderohet nga institucionet vendase e të huaja si një ndër problematikat më të komplikuara e më të vështirë për t’u zgjidhur. Ndryshimet e shumta ligjore deri më tani nuk kanë arritur t’i japin zgjidhje kësaj problematike shumëvjeçare. Krahas projektligjit që synon të bashkojë institucionet që trajtojnë çështjet e pronësisë në Shqipëri, në Kuvend është depozituar edhe një ligj tjetër që synon të krijojë një bazë ligjore të thjeshtuar dhe të harmonizuar për përfundimin e proceseve administrative të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe të pronës private.
“Projektligji i paraqitur për shqyrtim, sikurse do të sqarohet në vazhdim, është një mjet i rëndësishëm për përmbylljen e të gjitha proceseve (bashkë me to edhe të problemeve) kalimtare të lidhura me pronësinë mbi pasuritë të paluajtshme, që kanë mbizotëruar në fushat ekonomike-sociale dhe institucionale të vendit gjatë këtyre 3 dekadave” shkruhet në relacionin e projektligjit “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”
Pavarësisht se thjeshtohen e përshpejtohet procedurat për zgjidhjen e problematikave të pronësisë në Shqipëri, sërish procesi duket se do të kërkojë një dekadë tjetër.
“Efekti që pritet të sjellë projektligji është konsolidimi i marrëdhënieve të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme dhe arritja e sigurisë juridike në këto marrëdhënie, në një afat 10-vjeçar (që mendohet se do të jetë koha e nevojshme për të përfunduar procedurat e parashikuara në projektligj)” shkruhet në relacionin e nismës së depozituar në Kuvend./SCAN