Lajme

Rëndohet bilanci tragjik i aksidentit te Rruga e Kombit, humbin jetë nip e dajë (EMRI)

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur ditën e sotme në “Rrugën e Kombit”.

Në spitalin e traumës në Tiranë mësohet se ka ndërruar jetë edhe Xhelu Logu 19 vjeçari i aksidentuar sot në orët e para të mëngjesit në rrugën e kombit Kalimash-Morinë, në afërsi të fshatit Kolsh.

Në vendngjarje, humbi jetën Andi Rrustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç. Automjeti tip “Benz” me dy të rinj nga Tropoja, po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit, por në afërsi të fshatit Kolsh, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në greminë rreth 100 metra poshtë rrugës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetime të mëtejshme. Shkak mendohet të ketë qenë pakujdesia dhe manovrimi jo si duhet i automjetit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close