Lajme

RENEA kërkime në lumin Lanë për armën ku është vrarë Behar Sofia

Kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ku është v rarë Behar Sofia, forcat RENEA, të cilat janë duke bërë të mundur kërkimin e armës me të cilin është vrarë 66-vjeçari.

Bëhet me dije se  për të ndihmuar forcat e policisë në terren nën masa të forta sigurie është dhe autori i dyshuar 23-vjeçari Ernejt Shyti.

Shyti i ka treguar policisë se pasi ka vrarë Behar Sofinë e ka hedhur a rmën në lumin Lanë, ndaj dhe prej kësaj deklarate forcat RENEA janë duke kryer kërkim manual brenda lumit.

Kujtojmë se vrasja e Sofisë është bërë me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Sa i përket autorit, ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua mbrëmjen e kaluar. Më parë, ai nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close