Lajme

RENEA zbarkon në Elbasan dhe Peqin, në kërkim të shumëkërkuarit Talo Çela

Forcat RENEA kanë zbarkuar këtë të enjte në  qytetin Elbasanit me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.

Sipas informacioneve bëhet me dije se kontrolle po kryhen në disa banesa dhe biznese private. Deri në këto momente janë shoqëruar në komisariat 10 persona.

Kontrolle po zhvillohen dhe në qytetin e Peqinit ndërkohë që operacioni është ende në vijim.

I shumëkërkuari Talo Çela si duket i ka shpëtuar policisë gjatë kontrolleve të befasishme që janë zhvilluar sot në qytetin e Elbasanit.

Bwhet me dije se Talo Çela strehohej në një nga vendet që kanë qenë objekt i kontrollit nga RENEA. Dyshohet se ai mund të jetë lajmëruar për kontrollet dhe është arratisur.

Kontrollet janë kryer për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga operacioni ‘Plumbi i Artë’. Për operacionin u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilët 14 janë ende në kërkim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close