Lajme

Rënia drastike e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës, dalin në pah “relike” të së shkuarës

Thatësira e krijuar për shkak të mungesës se reshjeve ka shkaktuar një rënie drastike në nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës

Në sipërfaqe kanë dalë gërmadhat e anijes së mbytur si dhe pirgjet e mbetjeve.

 

Bregu i liqenit më të madh në Ballkan, ai i Shkodrës po ngjason me një kënetë. Është mesi i stinës së vjeshtës dhe thatësirë e lartë. Një liqen i përbashkët me Malin e Zi i pasur me florën dhe faunën e tij. Por që nga viti në vit po dëmtohet.

Në Shirokë ka dalë në sipërfaqe dhe barka e fundosur e njohur si anija e austriakëve. Sa herë ajo del në pah, tregon nivelin e ulët të ujit në Shkodër. Mungesa e reshjeve po afron anomalite.

Me këtë nivel të ujit, në liqen dalin dhe problemet. Pirgjet e mbeturinave dukshëm tregojnë dhe mungesën e kujdesit.

Nga ana tjetër Bashkia duket se po i afron një pamje të re Shirokës. Aty po punohet për rehabilitimi i qendrës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close