LajmeTeknologji

Rënia e Facebook-ut i kushton Mark Zuckerberg-ut/ Pronari i gjigantit të rrjeteve sociale humb 7 miliardë dollarë në pak orë

Rënia e gjigantit të rrjeteve sociale Facebook, që prej disa orësh nuk po funksionin, ka kushtuar 7 miliardë dollarë humbje Mark Zuckerberg-ut.

Bloomberg shkruan se aksionet e Facebook kanë rënë me 5 për qind ditën e hënë. “Shitja e aksioneve të gjigantëve të rrjeteve sociale ra rreth 5 për qind të hënën, dhe 15 për qind që nga mesi i shtatorit”, raporton Bloomberg.

Vlera e Zuckerbergut tashmë ka rënë në 120.9 miliardë dollarë, duke u pozicionuar tanimë poshtë Bill Gates-it, në vendin e pestë të miliarderëve botërorë. “Ai ka humbur rreth 19 miliardë dollarë që nga 13 shtatori, kur ai vlente gati 140 miliardë dollarë”, raporton Bloomberg.

Eksperti i sigurisë kibernetike Kevin Kevin Beaumont, shkroi në Twitter: “Ky duket si një gabim epik gjatë konfigurimit, çka nëkupton se Facebook praktikisht nuk ekziston në internet për momentin”.

Më herët sot Facebook reagoi përmes një postimi në Twitter, ku thuhet: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacionin Facebook. Ne po punojmë që gjërat të kthehen në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: