Categories Lajme

Replikat/ Rama tregon barcaletën për distancën në Suedi: Do e shihni inatin e Merkelit kur t’iu mbyllë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka replikuar me qytetaret të cilët kanë dalë pro dhe kundër vendimit për vendosjen e maskës me detyrim në ambiente të hapura. Rama tregon shembujt e dy shteteve europiane të cilët zbatojnë masa të rrepta për të parandaluar koronavirusin. Ai kujton një “barcaletë” ku në Suedi distanca prej tre metrash konsiderohet e  vogël nga suedezët.

“Suedia është rast unikal në planet dhe nuk doli kot edhe ajo barcaleta qe kur u thane suedezeve do rrini 3 m larg nga njeri – tjetri thane po pse do na afroni kaq shume”, shkruan Rama.

Ndërsa duke replikuar me një qytetar shqiptar që jeton në Gjermani, Rama shprehet se me hyrjen e nëntorit ka gjasa që Merkel të vendosë një mbyllje të vendit.

“I lumi ti me këtë po sa të hyjë nëntori tash po i sheh “inatin e Merkelit” dhe “idealet demokratike” kur të të mbyllin prapë aty ku je! Zot i madh, edhe në mes te Europes disa shqipo vazhdojne te mendojne e te flasin sikur jetojne ne hene, nderkohe qe bota s’po di nga t’ua mbaje me kete virus te mallkuar!”, shkruan Edi Rama. abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME