Categories Lajme

“Reporterët pa Kufi”, qeverisë serbe: Ndalni sulmet dhe shpifjet ndaj gazetarëve të kanalit televiziv N1

Organizata “Reporterët pa Kufi” i ka kërkuar qeverisë serbe që të “ndalë mbështetjen dhe të dënojë publikisht” ato që organizata i cilëson si “sulme sistematike shpifëse” kundër gazetarëve të kanalit televiziv, N1.

Grupi me bazë në Paris ka thënë në një deklaratë më 20 nëntor se N1, të cilin e ka përshkruar si “kanalin e vetëm të pavarur televiziv në Serbi” ka qenë subjekt i sulmeve të qeverisë dhe mediave pro-qeveritare në javët e fundit.

“Qëllimi i kësaj fushate, që është bazuar në deklarata dhe spekulime diskriminiese dhe ofenduese është që të frikësojë këta gazetarë”, ka thënë udhëheqësja e Reporterëve pa Kufij për Bashkimin Evropian dhe Ballkanin, Pauline Ades-Mevel.

Gazetari i kanalit, N1, Miodrag Sovilj, aktualisht është “shënjestër e shpërthimeve të pashembullta të zemërimit publik që është nxitur nga aleatët e presidentit dhe mediat pro-qeveritare”, ka thënë kjo organizatë.

Mediat pro-qeveritare kanë thënë se shëndeti i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq është përkeqësuar javën e kaluar, për shkak të pyetjeve që i bërë Sovilj.
Vuçiq është shtruar në spital më 15 nëntor për shkak të probleme me zemër dhe është liruar tri ditë më vonë.

Kjo organizatë ka thënë se që nga 18 nëntori, gazetari është përballur me tentime për ta njollosur, pasi mediat në Serbi kanë shfrytëzuar disa fotografi duke e përshkruar atë si të varur nga alkooli dhe droga.

“Reporterët pa Kufi” kanë thënë se situata është shqetësuese në Serbi, e cila është renditur e 90-ta nga 180 shtete në Listën për Liri të Mediave në botë.

Vuçiç është president i Serbisë nga viti 2017. Ai është përballur me akuza për kufizim të lirisë së mediave dhe demokracisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME