Lajme

Reshje në të gjithë territorin dhe borë në keto qytete, si do të jetë moti sot

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të bëjë që territori shqiptar të përjetojë shira intensivë si edhe stuhi të forta ere duke rrezikuar në shumë zona të ultësirës perëndimore edhe përmbytje.

Ndërsa në zonat malore lindore do të ketë edhe reshje të dendura dëbore. Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë natës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborës të jenë prezente.Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 18°C. Era do të fryjë e forte si në tokë dhe në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Masat ajrore të paqëndrueshme do të karakterizojnë kushtet e motit në të gjithë Republikën e Kosovës ku reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente gjatë gjithë ditës, herë pas here priten edhe stuhi të forta ere.

Parashikohet që pasditja dhe deri në mëngjesin pas-ardhës reshjet të pësojnë intesifikim në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Për sa i përket, republikës së MV paraqitet me vranësirat dhe shira të dobët në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët e pasdites do të shtojnë më tej vranësirat në të gjithë MV duke sjellë shira me intensive mesatar dhe lokalisht intensivë.

Priten gjithashtu rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere. Në zonat e thella malore do të ketë edhe reshje të dendura dëbore.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë dominante. Më problematike situata paraqitet në Italinë Jugore dhe gadishullin e Ballkanit ku reshjet do të jene me intensitet të lartë.

Po ashtu me reshje dëbore vijon moti në gadishullin skandinav ndërsa moti i kthjellët por i ftohtë do të dominojë  në Evropën lindore. Pjesërisht qendrën e kontinentit si edhe gadishullin Iberik.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close