Lajme

Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot

Zhvillimi i një qendre të presionit të ulët atmosferik në Ballkanin Veriperëndimor do të vijojë të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri duke sjellë vranësira të dendura të cilat do të gjenerojë reshje shiu dhe dëbore.

Pritet që reshjet herë pas here të jenë dhe në formën e rrebesheve ku më intensive do të jenë në zonat Veriperëndimore të vendit tonë.

Parashikohet që më të dukshme reshjet të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 65 – 70 km/h nga Jugperëndimi për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 6 ballë.

Kosova

Kosova për gjatë gjithë 24 orshit do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore.

Por parashikohet që paraditja të ketë reshje të shumta, ndërsa mesdita dhe pasditja sjellin dobësim të përkohshëm të vranësirave. Ndërsa mbrëmja riaktivizon vranësirat dhe reshjet në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të sjellin në MV vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë në të gjithë territorin e MV reshje shiu dhe dëbore. Parashikohet që në intervale të shkurtra kohore reshjet të intensifikohen në një pjesë të mirë të MV. Më të dukshme reshje do të jenë në zonat perëndimore të MV.

Rajoni dhe Evropa

Masat ajrore të paqëndrueshme të cilat kanë përfshirë pothuajse të gjithë kontinentin evropian do të sjellin në gadishullin Skandinav dhe në Lindje të kontinentit vranësira dhe reshje të konsiderueshme dëbore.

Gjithashtu Britania e Madhe dhe Qendra e kontinentit do të jenë me vranësira të shumta dhe reshje shiu.

Po ashtu edhe Evropa Jugore në pjesën më të madhe do të jetë me reshje, ku herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi në Ballkanin Veriperëndimore. Ndërsa brigjet e Detit të Zi do të jenë më mot të qëndrueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close