Categories Lajme

Reshje shiu dhe temperatura deri në 0 gradë, ja kur pritet të përmirësohet moti

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta, kryesisht në zonat Jugore dhe Lindore.

Por gjate orëve të pasdites, parashikohet që moti të përmirësohet gradualisht, duke sjelle dominim të kthjellimeve dhe vranësira kalimtare në territor, ku më të dukshme vranësirat mbeten ne Juglindje te vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova, Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalime te pakta vranësirash në pjesën më të madhe të ditës.

Por në intervale të shkurtra kohore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillim duke sjell gjatë ditës reshje të izoluara. Ndërsa mbrëmja sjell dominim të motit të kthjellet në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut, Orët e para të ditës paraqiten me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në të gjithë territorin e MV, por në zona të izoluara parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. Ndërsa mesdita dhe orët vijuese sjellin në vend dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave.

Rajoni dhe Europa, Ishujt Britanike dhe Europa Perëndimore mbeten nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, ku kthjellimet do te jen prezente. Ndërsa Rajoni i Ballkanit dhe pjesërisht Qendra e kontinentit mbeten me vranësira te shpeshta dhe reshje shiu. Gjithashtu në ndikimin e vranësirave të dendura dhe rrebesheve te shiut do të jetë Europa Lindore dhe Gadishulli Skandinav.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME