/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se aksi rrugor Elbasan-Qafë-Thanë është i kalueshëm për automjetet. Sipas ARRSH-së, si pasojë e reshjeve të shiut, përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë-Thanë, konkretisht në vendin e quajtur Murrash, ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës.
“Kontraktorët e mirëmbajtjes bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun”, deklaron ARRSH. Reshje shiu kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit që në orët e para të mëngjesit.