Lajme

Reshjet e shiut/ Dalin nga shtrati lumi Gjadër dhe disa përrenj në Malësinë e Madhe dhe Vaun e Dejës

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që përroi i Glinës dhe lumi i Gjadrit të dalin nga shtrati në Vaun e Dejës.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, prurjet e mëdha të ujërave kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë shkatërruar rrugë lagjes në qytetin e Vaut të Dejës, si dhe në Njësitë e Administrative Vig-Mnele dhe Hajmel.

Problematike shfaqet situata dhe në bashkinë e Malësisë së madhe, ku përroi i Thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive. Në fshatin Bajzë uji ka përmbytur dy banesa të familjes së Mark Qosjas dhe Asllan Culajt, ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

Reshjet e shiut janë më intensive sot në Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Lezhë.

Në Durrës rrugët janë përmbytur nga reshjet, ndërsa në Kukës ka pasur rënie inertesh në rrugë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close