fbpx
Lajme

Reshjet e shiut/ Pastrohet nga inertet aksi Bajram Curri-Valbonë

Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaroi sot se qarkullimi në aksin Bajram Curri-Valbonë i është kthyer normalitetit pas pastrimit të inerteve që ranë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

“Në aksin Bajram Curri-Valbonë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut pati rënie të inerteve nga skarpata e malit, të cilat kanë vështirësuar kalimin. Kompania e mirëmbajtjes mori menjëherë masat duke ndërhyrë me mjete e punëtorë”, shprehet Autoriteti Rrugor.

Po ashtu, Autoriteti Rrugor theksoi se “qarkullimi i mjeteve tashmë u kthye në normalitet  ndërkohë vazhdon puna për pastrimin e plotë të rrugës”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button