
Tirana është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu, vetëtima dhe stuhi që sollën përmbytje.
Pothuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit janë përmbytur, për shkak të shpërthimit të pusetave dhe reshjeve. Uji ka krijuar vështirësi në qarkullim, teksa dhe oborret e disa shkollave janë përmbytur dhe fëmijët janë futur mes tyre.