Categories Lajme

Reshjet pushuan, por problematikat vijojnë! Çfarë lanë pas përmbytjet

Prej tre ditësh reshjet e shiut kanë ndaluar në të gjithë territorin e Qarkut Vlorë, por problematikat që ato sollën si pasojë janë të mëdha. Përveç dëmtimit të Urës së Mifolit ku lumi Vjosë doli nga shtrati nuk mbeti pa u dëmtuar dhe Ura e Mesaplikut, e vetmja urë që lidh Bashkinë e Selenicës me fshatin. Aty banojnë për gati më shumë se 300 familje dhe kujtojmë që të dielën kur situata u përkeqësua dhe fshati u mbulua nga uji, ata u izoluan në banesat e tyre derisa situata u përmirësua. Por pas kësaj Ura e Mesaplikut pësoi dëme të mëdha duke u bërë kështu thuajse e pakalueshme. Banorët e fshatit Selenicë shprehen se e kanë të pamundur të kalojnë aty pasi ajo urë është e vetmja rrugë që të çon në dalje apo hyrje të fshatit, por që prej të dielës ajo ka marrë një pamje tjetër duke mbizotëruar mbi të balta dhe pellgjet me ujë.

Ata thanë se arritën të krijonin diçka provizore me buxhetin e tyre duke vendosur gurë në mënyrë që të kalonin mbi ta ndërsa nuk lanë pa përmendur se gjatë ditëve me reshje në zone ka patur probleme dhe me furnizimin me energji elektrike. Dëmet nuk ishin pak edhe në këtë zonë, ndërsa sipërfaqe të tëra toke u përfshinë nga prezenca e ujit duke u dëmtuar kështu edhe të mbjellat e tyre. Në një inspektim në këtë zonë nga Prefekti i Qarkut Vlorë, Flamur Mamaj dhe kryetari i Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj ata panë nga afër gjendjen në të cilën ka përfunduar ura pas ndalimit të reshjeve të shiut. Prefekti i Qarkut Vlorë, Mamaj bëri një përmbledhje të të gjitha fshatrave të lumit të Vlorës ku pati problematika ndërsa kryetari i Bashkisë Selenicë u shpreh se tashmë janë marrë të gjitha masat për rindërtimin e argjinaturës së urës dhe puna do të nisë së shpejti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME