Lajme

Restoranti i njohur në Shqipëri u bën surprizë turistëve kosovarë në Ditën e Pavarësisë

Restoranti i njohur “Mrizi i Zanave” ka bërë një gjest aspak të zakontë për ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ata kanë vendosur që kosovarët që do të konsumonin një drekë, ose darkë gjatë ditës së sotme të mos paguanin fare. “I nderuar mik, turizmi shqiptar në kta kohë të vështira, u mbajt gjallë dhe falë shqiptarëve të Kosovës. Meqë është ditë e veçantë, sot t’i s’ke me pagu. Gëzuar Ditën e Pavarësisë nga Mrizi i Zanave”, shkruhet në lajmërimin e restorantit. Ky gjest është mirëpritur nga të gjithë qytetarët, të cilët kanë vlerësuar gjestin e restorantit të njohur në Fishtë të Lezhës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close