Categories Lajme

Restoranti më i famshëm në Orikum, ka gjetur zgjidhjen për suksesin: Paguaj për shërbimin, peshkun e merr më lirë

Këto janë rregullat e lokalit tim. Ejani dhe do të mbeteni të kënaqur. Ju bëtë publike faturat, por këtu kush vjen është I kënaqur me shërbimin. Në një “batare” sqarimesh, administratori I restorantit në Orikum thotë se çdo klient që shkon te lokali I tij I njeh rregullat.

“Faturat janë tatimore, paguaj taksat dhe nuk I vjedh asgjë shtetit. Çdo person që vjen paguan shërbim tavoline 200 lekë dhe këtu përfshihen kujdesi, vaji, kripa apo shërbime të tjera. Në momentin që jep porosinë, paguan dhe lekët dhe pastaj mund të bësh çtë duash”, thotë ai në linjë telefonike pasi tregon se kjo është procedura që ka ndjekur gjithmonë.

Veçse garanton një gjë: cilësinë. “Unë ngrihem që në mëngjes dhe siguroj peshkun, nuk është normale për anti-reklamë, edhe pse besoj se nuk ka reklamë negative. Po nëse në vende të tjera ta shesin peshkun sa “frengu pulën” te unë çmimet janë shumë të arsyeshme. Klientet e dinë që duhet të paguajnë për shërbimet” thotë ai. Madje sqaron edhe incidentin e dy faturave që rrodhën në rrjetet sociale, ku pagesat ishin 15 mijë lekë të vjetra dhe 12 mijë lekë të vjetra.

“Ishin dy zonja, dy turiste të huaja. Nuk thanë asgjë në restorant, hëngren dhe mbeten të kënaqura. U rikthyen te ne pas 4 orësh me faturat në dorë. Ia sqaruam edhe njëherë sesi e kishim procedurën aty në lokal, edhe pse u kishim thënë që në momentin e parë rregullat. Kush do të rrijë të hajë qëndron, në rast të kundërt, ata që nuk duan ikin” thotë administrator I restorantit në Orikum për të cilin mëngjesin e sotëm edhe në newsbomb.al u transmetua shqetësimi I turisteve që kishin pikëpyetjet e tyre se pse kishte shërbim tavoline për secilin nga pjestarët në tavolinë.

Por administrator thotë se këtu qëndron edhe suksesi I tij. Ai tarifon shërbimin e tavolinës, por peshkun ta jep me çmime të arsyeshme. “Nëse nuk duan të qëndrojnë këtu me kushtet që kemi ne, mund të shkojnë ku të duan” thotë ai me zërin plot dhe duke treguar se në ato fatura askush nuk ka vjedhur asgjë.

Pra, nëse do të shkoni në këtë restorant, e nëse jeni katër vetë do paguani 8000 lekë të vjetra për uljen në tryeze. Pastaj do të porosisni. Kamarieri ju tregon cmimet, dhe ju pagesën e faturës do e bëni në momentin  që merrni porosinë. Pastaj, nuk ka më komente, a doni të rrini a të ikni. Shkurt, qartë, saktë, këto janë rregullat që ka vendosur pronari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME