Categories Lajme

“Reuters”: Kosova zgjodhi si Presidente një profesoreshë të arsimuar në SHBA

“Parlamenti i Kosovës ka emëruar një profesoreshë juridike dhe kandidate të partisë qeverisëse Vetëvendosje, një 38-vjeçare të arsimuar në SHBA, si presidenten e re të vendit, pas zgjedhjeve në muajin shkurt”, shkruan “Reuters”. Vjosa Osmani mori detyrën e presidentit së përkohshëm të Kosovës nëntorin e kaluar, kur paraardhësi i saj, Hashim Thaçi, dha dorëheqjen për t’u përballë me gjyqin e tij për krime lufte në Holandë.

Mandati fillestar i Osmanit skadoi kur qeveria e re e Kryeministrit Albin Kurti, kreut të Vetëvendosjes, mori përsipër zgjedhjet e 14 shkurtit. Të dielën Kuvendi me 120 vende, votoi pro emërimit të Osmanit presidente me 71 vota. Partitë e opozitës dhe mbikëqyrësit e shoqërisë civile kanë kritikuar emërimin e saj, duke thënë se të kesh një president, kryeministër dhe kryetar të parlamentit të gjithë nga e njëjta parti nuk është e mirëpritur në një vend me një demokraci të brishtë.

Osmani përfaqëson të rinjtë nga Kosova, të njohur me jetën në Perëndim dhe të irrituar me nepotizmin dhe joefektivitetin e partive tradicionale të vendit.

Në një fjalim, Osmani bëri thirrje për një dialog që synon normalizimin e lidhjeve me Serbinë, por tha se Beogradi së pari duhet të kërkojë falje dhe të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet e luftës të kryera gjatë luftës 1998-99 që çuan përfundimisht në pavarësimin e Kosovës në 2008. “Paqja do të arrihej vetëm kur shohim pendim dhe falje nga Serbia dhe kur shohim drejtësi për ata që kanë vuajtur nga krimet e tyre,” tha Osmani. Deri në shtatorin e kaluar Osmani ishte një zyrtare e lartë në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilën e la për t’i bashkuar forcat me Kurtin. Ajo nuk është anëtare e Vetëvendosje, por ajo kandidoi në listën e tyre në zgjedhjet e shkurtit. Ajo është e martuar dhe ka dy vajza. Ish Presidenti Thaçi është aktualisht në Hagë në pritje të gjyqit para gjykatës së krimeve të luftës në Kosovë me qendër në Holandë. Ai ka mohuar akuzat kundër tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME