Categories Lajme

Revista Forbes shkruan për idenë gjeniale të shqiptarit në New York

Prestigjozja Revista Forbes i ka kushtuar një shkrim shqiptaro-amerikanit Premtim Gjonbalic dhe firmës së tij Butler Hospitality që shërben si “kuzhinë fantazëm” e disa prej hoteleve më të famshëm në Neë York e përtej. Revista shkruan për idenë gjeniale të tij që më parë nuk ekzistonte në hotelet e vendit. Sipas Frobes suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë .

Artikulli i plotë i Forbes

Premtimi ishte vetëm 23 vjeç kur si menaxhues i një restoranti i kishte shkuar mendja për një zgjidhje të një problemi që prej dekadash tmerronte industrinë e mikpritjes njujorkeze e mbase edhe atë botërore.

Një djalë i emigrantëve shqiptarë nga Mali i Zi që u transferua në New York në fillim të viteve nëntëdhjetë, u rrit në pjesën e prapme të kuzhinës. Babai i tij punoi një mori punësh të lidhura me restorantin përpara se të hapte restorantin e tij, ndërasa Gjonbalic punoi filliisht në shpërndarjen ushqimi dhe më vonë menaxher.

Ajo që vërejti Gjonbalic ishte që një hotel të ketë një numër të repektueshëm yjesh, ai duhet të ofrojë edhe shërbim ushqimi në dhomë. Kjo ka qenë një traditë e vjetër e hoteleve, po që dalëngadalë ka humbur frekuencën e dikurshme. Njerëzit gjithnjë e më shumë filluan të preferojnë restorantet sesa të ngrënën në dhomën luksoze. Hotelet e vogla e të parëndësishme hoqën dorë, por ato me emër nuk mundeshin. Oferta e ushqimit mbetej në letër, ndonëse shpesh shkonte dëm duke sjellë humbje të mëdha financiare.

“Ata po humbnin para sepse nuk kishte asnjë përfitim. Ju keni pasur një hotel me 150 dhoma që kishte një staf të plotë, 7 ditë në javë, 3 ndërrime në ditë, duke shitur një produkt që është i disponueshëm”- thotë Gjonbalic. Nëse e heq kuzhinën, nuk mund të shesësh dot rezervime masive për grupe korporatash se duhet përfshirë në biletë mëngjezi falas. Nga ana tjetër, nëse ke kuzhinë të përhershme humbja është e garantuar. ‘ ka shtuar ai.

Kështu që në vitin 2015, Premtimi krijoi firmën Butler Hospitality, një platformë që ofronte në bazë kërkese shërbim dhome dhe oferta të ndryshme duke vepruar praktikisht si një “kuzhinë fantazëm” për hotelet në New York. Hotelet nuk kishin nevojë të shpenzonim para për të mbajtur në punë kuzhinat e tyre që nuk dihej se kur do të përdoreshin, ndërkohë që për Butler Hospitality, nëse nuk kishte kërkesë për ushqim dhome në një hotel, kishte mesiguri në një hotel tjetër.

Si veprohet? Kuzhinat e hoteleve “flenë gjumë” nëse nuk ka kërkesë për ushqim dhome, apo mëngjeze masive, dreka e darka. Kështu që nuk humbasin para. Mirëpo, në letër hotelet ofrojnë ushqime nga më të mirat. Nëse vërtet ka klientë që kërkojnë të ushqehen në hotele atëhere lajmërohet Butler Hospitality. Ata vijnë marrin në dorë kuzhinën e restorantin e hotelit, sjellin gjithshka që duhet, me një ekip talentesh, dhe gatuajnë gjithshka me nivelin e yjeve të hotelit që i thërret.

Kompania operon nga katër restorante të tilla hoteli në Nju Jork, duke ofruar ushqim dhe pajisje të tjera të shërbimit në dhomë në 119 hotele dhe gjithsej mbi 30,000 dhoma. Në mesin e klientëve të saj, Mikpritja Butler numëron hotele si Hilton, Marriott, Hampton Inn dhe Holiday Inn.

Gjonbalic thotë se kompania e tij çdo vit ka dyfishuar numrin e dhomave që u shërben dhe në fund të vitit 2019 kishte rreth 250 të punsuar me kohë të plotë. Suksesi në Neë York City ka bërë që të zgjerohet edhe në Chicago, Miami dhe D.C. Marrëveshja me hotelet është e thjeshtë dhe shumë përfituese. Butler Hospitality merr 90% të fitimeve dhe vetëm 10% u shkon hoteleve, një raport shifrash që dëshmon sesa e mirëpritur ka qenë kjo nismë nga industria e hotelerisë amerikane. Suksesi ishte aq i madh saqë kompania e tij, në raportin e fundit, kishte vlerën 85 milionë dollarë.

Sigurisht, ky është një vit që do të sfidojë botën e turizmit dhe hotelerisë, për shkak të epidemisë së COVID-19. Por, Gjonbalic është optimist se porosia nga dhomat e hotelit do të mbetet një kërkesë edhe në epokën e re, kur të rifillojë udhëtimi masiv.

Me një intuitë dhe shpirt nismëtar, ai krijoi diçka të re në qytetin ku duket sikur është zbuluar gjithshka që mund të zbulohej, mirëpo ku vazhdimisht habitesh me fantazinë e shpritin praktik të njerëzve. Premtim Gjonbalic është një nga herojnë e kësaj bote gjithmonë të re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME