Categories Lajme

Revista Forbes zbulon darkën në Maldive të VIP-ave të biznesit Italian, mes tyre Agron Shehaj

Elita e biznesit italian mblidhet bashkë në një mbrëmje pushimi në Maldive, në një resort të njohur, ç’ka ka tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze Forbes.

“Një ngjarje që ka mbledhur drejtues të suksesshëm të Milanos të cilët ndajnë bashku jetën e tyre, atë përzierje unike të talentit dhe shansit që i çoi ata drejt suksesit”. Kështu nis shkrimi i gazetares.

Simona Politini, e cila mes elitës së biznesit Italian evidenton edhe biznesmeni shqiptar Agron Shehaj.

Në një resort të njohur në Maldive, elita e biznesit Italian të Milanos, bashkë me disa figura të njohur të artit dhe kinematografisë italiane, janë bërë bashkë për të kaluar disa ditë pushimi.

Revista prestigjioze Forbes ra në gjurmët e kësaj ngjarje kur në një foto të darkës buzë detit, evidenton biznesmenët dhe artistët e suksesshëm italianë të mbledhur së bashku.

Gazetares Politini i bie në sy emrat e njohur të biznesit Italian. Mes tyre, Matteo Zoppas i “Zanussit”, Ujit Mineral të San Benedetto që drejton biznese shumëkombëshe në vlerë deri 700 milionë euro, apo Paolo Fiorelli, president i kompanisë së madhe postare botërore “Mail Boxes”.

Aktori i famshëm Italian Pierfrancesco Favino është i ftuar gjithashtu. Revista Forbes mbyll shkrimin e saj me biznesmenin dhe politikanin shqiptar Agron Shehaj.

I quajtur “Mbreti i Call-Center-ave” nga mediat italiane, Agron Shehaj konsiderohet tashmë një lider në fushën e marketingut dixhital, duke qenë ndër të zgjedhurit e paktë të gjigandit botëror Google si partner. “Për tu mbyllur, historia e pabesueshme e Agron Shehajt.

Ai u nis me një anije nga brigjet shqiptare, e më pas studioi, u diplomua dhe u bë lideri i parë në sektorin e “call-center”-it (ai ishte një nga të parët që kuptoi potencialin e zhvendosjes së këto struktura në Shqipëri) dhe më pas në sektorin dixhital duke nisur me kompaninë LocalWeb që ndihmon bizneset në fushën e marketingut dixhital”, shkruan revista Forbes për Agron Shehajn.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME